Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ironizuar me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për shkurtimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale në 10 ditë.
Rrahmani ka shkruar në Facebook se teksa Abdixhiku e ka parashtruar një kërkesë të tillë, ai fushatën ka nisur që dy muaj, pa ndalur natën e ditën.
“Tha: dhjetë ditë fushatë!Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.”, ka shkruiar Rrahmani në Facebook.
Postimi i plotë i Rrahmanit në Facebook:
Tha: dhjetë ditë fushatë!
Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.
Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet…
Kështu i kanë të gjitha premtimet!