Një ngjarje tashmë tejet e zakontë në mediat pro-qeveritare ruse ka ndodhur gjatë një emisioni LIVE në televizionin e mbështetur nga Kremlini, ku që nga agresioni rus kundër Ukrainës janë dëgjuar komente dhe thirrje si “Ta shlyejmë Britaninë me armë bërthamore”,”Ta shkatërrojmë SHBA-në”, “Të pushtojmë shtetet e NATO-s”.
Kësaj radhe, në debatin Live, Aleksey Zhuravlyov, një anëtar i parlamentit rus dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, kërcënoi se do të vriste një gazetar gjerman që mbulonte luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë një interviste në programin rus të lajmeve 60 minuta, Zhuravlyov, lideri i partisë pro-Putin Rodina, kërcënoi Björn Stritzel, një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën nga Ukraina.
Një video e komenteve të tij u postua në Twitter të shtunën nga gazetarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.
“Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve,” tha ai.
Megjithatë, komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.
“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai.