Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, e ka paralajmëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se në fazën e bisedimeve, mund të përballet me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevcin.
Ai i ka thënë Vuçiqit se, Bogujevcin, e cila është e mbijetuara e masakrës së kryer ndaj familjes së saj, nuk do të mund ta shikojë as në sy.
“Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, citon Kamerin, Gazeta Express.
Sot në parlamentin serb, Aleksandër Vuçiq ka raportuar para deputetëve për çështjen e dialogut./KosovaPost/