Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar institucionet për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se tashmë kemi ngritje të numrit të rasteve të infektimit me Covid-19.
Ai ka thënë se duket qartë që institucionet shëndetësore do të ballafaqohen me fluks të madh të qytetarëve, pas përhapjes edhe të variantit “Delta”.
“Edhe pas thirrjeve të deputetëve, nuk duket se Qeveria ka marrë ndonjë masë për parandalimin e ngritjes së numrit të të infektuarve…Duhet të ketë një angazhim më të madh, java tjetër ta zë me masa shtesë, angazhim më të madh qeveritar në të gjithë vendin”, ka thënë Tahiri, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se sot na duhet angazhim më i madh se kurrë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.