Deputetja Duda Balje, ka reaguar rreth ndryshimit të Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, përcjell KosovaPost.
Në një shkrim në Facebook, Balje shkruan se nuk del kundër fesë e as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur.
“Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë”.
“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk përket me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar Balje.