Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka shpërndarë një video ku ish-Presidenti Ibrahim Rugova pas dorëheqjes së Haradinajt flet për të, shkruan Kosova Post.
Asokohe kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas thirrjes që i kishte ardhur nga Gjykata e Hagës, Presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova e kishte vlerësuar lart atë.
Rugova kishte çmuar gjestin e Haradinajt për të bashkëpunuar me drejtësinë.
“E them lirisht si gjithmonë, si të gjitha gjestet e zotit Haradinaj, edhe ky është një gjest Iimadh patriotik. Të gjithë e dimë se z.Haradinaj është një figurë e shquar dhe ishte figurë e shquar në luftën për liri e pavarësi, dhe tash në skenën politike të Kosovës së lirë”, kishte deklaruar ish-Presidenti Rugova.
Postimi i plotë:
Vlerësimi i arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit historik z. Ibrahim Rugova për Presidentin në ardhje z.Ramush Haradinaj!