Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci, këtë të enjte është takuar me tre kongresmenë amerikanë, përcjell KosovaPost.
Statovci u takua me Ritchie Torres, Lisa McClain dhe Jim Himes, teksa shtoi se ShBA-të do të mbetën aleati i pazvëvendësueshëm i Kosovës në shtyllat e sigurisë, drejtësisë e ekonomisë.
“Ne po marrim përkrahje që Kosova të bëhet anëtare në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, dhe nxitjen e bizneseve amerikane për investime në Kosovë”, shkroi Statovci.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e vizitës në ShBA, sot pata nderin e kënaqësinë të takohemi me tre 𝗸𝗼𝗻𝗴𝗿𝗲𝘀𝗺𝗲𝗻ë 𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻ë:
🇺🇸 Ritchie Torres, anëtar i Komitetit për Çështjet Financiare, Distrikti i 15-të i New Jork-ut, dhe Bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare
🇺🇸 Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve, Distrikti i 10-të i Michigan-it dhe Bashkëkryetare e Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare.
🇺🇸 Jim Himes, Kryetar i Komitetin të përzgjedhur për Pabarazi Ekonomike dhe Drejtësinë në Zhvillim, Distrikti i 4-të i Connecticut, dhe Bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare.
ShBA-të do të mbetën aleati i pa zëvendësueshëm dhe i përherëshëm i mbështetjes së Republikës së Kosovës, në tre shtyllat e zhvillimit të shtetit tonë, atë të sigurisë, drejtësisë dhe ekonomisë.
Ne po marrim përkrahje që Kosova të bëhet anëtare në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, dhe nxitjen e bizneseve amerikane për investime në Kosovë.