Fitore Pacolli, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka krahasuar autobusët që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian (BE), me ata të Kosovës, përkatësisht ata që e kanë për destinacion Kosovën, shkruan Kosova Post.
“Unë kam udhëtuar shumë shpesh nga Prishtina me autobus në disa qytete të Evropës. Si dhe kam udhëtuar me autobus nga qytete të ndryshme brenda Bashkimit Evropian. Dallimi i autobusëve në shtetet evropiane në krahasim me autobusët nga Kosova, sa i përket kushteve dhe aplikimit të rregullave, është i madh” – ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Ajo ka vënë në dukje rëndësinë që ka në përgjithësi, aspekti i sigurisë që ofrojnë këto automjete.
Ky është postimi i saj i plotë: