Renata Alt, deputete e Bundestagut gjerman, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se askush më parë nuk ka kërkuar njohjen reciproke me Kosovën përveç SHBA-ve.
Qëndrimi i Vuçiqit, tha ajo, ishte një skandal dhe ajo kërkoi ndalimin e diskutimeve të BE-së me Serbinë, duke pretenduar se Vuçiç po mashtronte të gjithë.
“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të ngrihen! Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, tha ajo në Twitter.