Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bashkë me deputetin Salih Zyba janë takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Perparim Rama, transmeton KosovaPost.
Ajo në një postim në Facebook shkruan se Ramen e njoftuan se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme.
“Ne paraqitëm para Kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision. Ne e njoftuam se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme. Veprimet e “Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bashkë me deputetin Salih Zyba takuam Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama.
Ne paraqitëm para Kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision. Ne e njoftuam se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme. Veprimet e “Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi.
Ne kërkuam që urgjentisht të ndërpritet shfrytëzimi i hapësirave rezidenciale për përfitim të shumëfisht. Prishtina Parking përfiton pagesë nga banorët rezidencial dhe në të njëjtën kohë i lëshon ato për shfrytëzim për ata jorezedencial. Parking Prishtina në mënyrë të jashtëligjshme përfiton nga të dy palët.
Si dhe të ndërpritet shqiptimi i dënimeve, vendosja e bllokadave, konfiskimi i veturave nga Prishtina Parking dhe pranimi i pagesës së dënimeve me para në dorë pa u definuar saktë kompetencat e Prishtina Parking. Prishtina Parking përfiton para nga këto dënime ndërsa transparenca se ku përfundojnë këto para është zero.
Ne kërkuam që të pezullohet zgjerimi i Prishtina Parking deri në përmirësimin e mangësive dhe ndryshimin e rregullores.
Ne kërkuam nga Kryetari që të na jap qasje në këto dokumente:
1. Autorizimin për bllokimin dhe e veturave me të cilin vepron “Prishtina Parking”;
2. Rregulloret e brendshme të ndërmarrjes;
3. Të gjitha dokumentet nga Drejtoria e Kadastrit që vërtetojnë të gjitha parcelat për shfrytëzimin e hapësirave nga “Prishtina Parking”;
4. Dokumentat që definojnë karakterin e rrugës “B”, në veçanti shiritat anësor.
Kryetari pranoi kërkesat tona dhe na premtoi se shqetësimet e qytetarëve do të adresohen./KosovaPost/