Kryetarja e agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, Unicef, e ka cilësuar Rripin e Gazës si “vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët, Catherine Russell tha se marrëveshja e armëpushimit e arritur me vështirësi midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të mjaftonte për të shpëtuar jetën e tyre.
Më shumë se 5,300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, që përbën 40% të vdekjeve. Ajo shtoi se ishte “e përhumbur” nga ajo që pa në një vizitë të fundit në jug të Gazës.
Përveç bombave, raketave dhe armëve, fëmijët e Gazës janë në rrezik ekstrem nga kushtet katastrofike të jetesës. Russell përsëriti thirrjen e saj për punonjësit humanitarë që të kenë qasje të qëndrueshme të sigurt në Gaza./A2