Vazhdojnë të dalin dëshmi të reja se si serbë të vdekur figurojnë në listën e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit.
Qytetarë serbë, të cilët kanë pasur të drejtë vote, por që kanë ndërruar jetë, bëjnë pjesë në listat e votuesve jashtë Kosove.
Ata bëjnë pjesë, pikërisht në votat e ardhura nga Serbia, të cilat PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i heqë, sepse sipas PZAP-i janë evidentuar një serë parregullsish më pakot e ardhura nga Serbia.
Indeksonline, ka arritur të siguronte dokumente se si dhjetëra votues figurojnë në listën e të të vdekurve, e të cilët kishin ndërruar jetë.
Pakot e ardhura nga Serbia janë objekt trajtimi i Gjykatës Supreme.