Dëshmitari i tetë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Kapllan Parduzi ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues.
Parduzi ka thënë se arrestimi i Mustafës është i padrejtë sepse nuk ka fakte dhe është i bazuar në sajesa dhe gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë.
Ai shprehu shqetësimin e tij edhe për intervistimin e tij nga ana e ZPS-së për çka u shpreh se këtë e ka kuptuar si një lloj trysnie.
“Me vetë faktin që keq, nuk e kemi pranuar mirë sepse ne e konsiderojmë dhe mendojmë se është bërë arrestim i padrejtë me sajesa… Mendojmë se është i padrejtë sepse nuk ka bazë dhe nuk ka fakte, ne mendojmë se të gjitha janë sajesa dhe me gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë që fatkeqësisht ju e keni dekoruar dhe i keni dhënë dekorata atyre bashkëpunëtorëve të tyre ata që na kanë vrarë dhe djegur dhe na kanë pjekur. Ju me ta keni bashkëpunuar edhe ata i keni dekoruar”, u shpreh ai.
Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës intervistimin e tij nga prokurorët e ZPS-së e kakonsideruar joligjor.
Tutje tha se intervistimet e dëshmitarëve të mbrojtjes janë trysni dhe frikë.
“Unë i kam dy shqetësime: një ka të bëjë me qasjen time nga ana e Prokurorisë, edhe pse e kanë ditur që unë jam dëshmitar i mbrojtjes më kanë ftuar në dhjetor 2021 dhe jam intervisutar më 10 apo 11 janar 2022, konsideroj se është bërë një trysni ndaj meje dhe tërësisht është e padrejtë nëse i referohemi ligjeve të Kosovës që këta zotërinjtë thirren, atëherë mbi bazën e Kodit të Procedurës Penale nuk ka të drejtë Prokuroria të merr në pyetje dëshmitarët e mbrojtjes ose e kundërta. Dhe kjo dëshiron sqarim, dhe çështja e dytë, zonja gjyqtare, ftesa të cilat na bëhen për dorëzimin e pasaportave për marrjen e vizave për të udhëtuar në Hagë… Unë e kam kuptuar dhe konsideroj se është ashtu sepse në fakt sjellja e tyre ka qenë korrekte, brenda objekteve jam trajtuar mirë por me vetë faktin se jam ftuar që të jap deklaratë edhe Prokurorisë unë e konsideroje dhe lloj frike edhe lloj trysnie, kështu e konsideroj unë,” tha Parduzi.
Ish-ushtari i UÇK-së, Kapllan Parduzi gjatë dhënies së dëshmisë së tij u pyet nga kryetarja e trupit gjykues se intervistimin a e kishte bërë në mënyrë të detyruar po vullnetare./telegrafi
Më pas ai tha se kishte shkuar për të dhënë dëshminë në zyrat e Prokurorisë Speciale duke menduar se e kanë ftuar për ndonjë informacion lidhur me trupin e zhdukur të axhës së tij, i cili është i zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.