Jamie Stiehm është një kolumniste politike në Amerikë e cila ishte në ndërtesën e Kongresit kur kjo e fundit u sulmua.
Ja çfarë pa ajo nga galeria e shtypit në Dhomën e Përfaqësuesve:
“Kishte të shtëna. Pesë burra po mbanin armë tek dera. Ishte një pamje e frikshme. Burrat po shikonin nëpër një dritare të thyer dhe dukej sikur mund të qëllonin në çdo sekondë”, raporton BBC.
“Shumë prej nesh janë gazetarë të kalitur, unë kam parë dhunë gjatë mbulimit të vrasjeve në Baltimore – por kjo ishte shumë e paparashikueshme”.
“Policia nuk dukej se e dinte se çfarë po ndodhte. Ata nuk ishin të koordinuar. Ata bllokuan dyert, por në të njëjtën kohë, na thanë se do të duhet të evakuohemi. Kështu që ekzistonte një ndjenjë paniku”.
“Unë u strehova në kafenenë e Dhomës së Përfaqësuesve së bashku me të tjerët. Jam ende duke u dridhur”, tha ajo.
Katër persona kanë vdekur si pasojë e trazirave që u shkaktuan në zonën e Kongresit të SHBA-së të mërkurën.
Një nga viktimat është gruaja e qëlluar më armë, kurse siç raporton policia në Washington tre të tjerët kanë vdekur si rezultat si “emergjencës mjekësore”./kk/