Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të martën, ka dështuar të nis shqyrtimi fillestar ndaj 15 të akuzuarve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandë me mallra, shmangie tatimi dhe shpëlarje parash.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Astrit Krasniqi, Arben Krasniqi, Istref Veliqi, Blerim Imeri, Flakron Maqani, Xhavit Krasniqi dhe Bylbyl Hebibi po akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i mallrave” “Shmangie nga tatimi” dhe “Shpëlarja e parave”.
Skender Fetaj dhe Habil Krasniqi po akuzohen për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “shmangie nga tatimi” dhe “Shpëlarja e parave”, ndërsa, Nexhat Ejupi dhe Kreshnik Myrtollari akuzohen për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “shmangie nga tatimi”.
I akuzuari Armend Danqeli po akuzohet nga PSRK-ja për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “shmangie nga tatimi”. Ndërsa, sipas aktakuzës së prokurorisë, për veprën penale “shmangie nga tatimi” po akuzohen Edmond Jakupi, Tahir Bërbatovci dhe Dodë Ricaj.
Si arsye për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e tre të akuzuarve në këtë rast, Blerim Imeri, Edmond Jakupi dhe Tahir Bërbatovci, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Blerim Imeri, avokati i tij, Fatlum Podvorica ka njoftuar gjykatën se klienti i tij nuk mund të jetë prezent në seancë për shkaqe shëndetësore, për çka paraqiti edhe një raport mjekësor.
Ndërsa sa i përket mungesës së të akuzuarit Edmond Jakupi, gjykatësja Suzana Çerkini ka njoftuar se nga fletëkthesa rezulton se ky i akuzuar nuk banon në adresën e kërkuar, pasi është shpërngulur.
Gjykatësja Çerkini njoftoi se në këtë seancë nuk prezanton as i akuzuari Tahir Bërbatovci, i cili sipas saj, ftesën e ka pranuar me rregull, por që mungesën nuk e ka arsyetuar.
Në rrethana të tilla, gjykatësja Çerkini konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance fillestare.
Seanca e radhës u caktua të mbahet më 24 maj nga ora 09:30, ku për të akuzuarin Blerim Imeri gjykata do të përsërisë ftesën, ndërsa për të akuzuarit Bërbatovci e Jakupi do të lëshohet urdhëresë për sjelljen e tyre me shoqërim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 8 janar 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Astrit Krasniqi, Arben Krasniqi, Istref Veliqi, Blerim Imeri, Skender Fetaj, Flakron Maqani, Armend Danqeli, Xhavit Krasniqi, Edmond Jakupi, Bylbyl Hebibi, Nexhat Ejupi, Habil Krasniqi, Kreshnik Myrtollari, Tahir Bërbatovci dhe Dodë Rica.
Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, Astrit Krasniqi, Arben Krasniqi, Istref Veliqi, Blerim Imeri, Flakron Maqani, Xhavit Krasniqi, Bylbyl Hebibi po akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me par.1 të KPRK-së, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317, par.2 të KPRK-së, “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së dhe “Shpëlarja e parave”, në kundërshtim me nenin 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Skender Fetaj dhe Habil Krasniqi po akuzohen nga PSRK-ja për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “shmangie nga tatimi” dhe “Shpëlarja e parave”. Ndërsa, Nexhat Ejupi dhe Kreshnik Myrtollari po akuzohen për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “shmangie nga tatimi”.
I akuzuari Armend Danqeli po akuzohet nga PSRK për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “shmangie nga tatimi”.
Ndërsa, sipas aktakuzës së prokurorisë, për veprën penale “shmangie nga tatimi” po akuzohen Edmond Jakupi, Tahir Bërbatovci dhe Dodë Ricaj.
Sipas prokurorisë, Astrit Krasniqi akuzohet se nga data 01.01.2013 e deri më 21.03.2019, përmes biznesit “Play 4 Ëin”, ka ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik të automatëve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguaj lojtarëve 80% nga vlera e pagesave të realizuara përmes shënimeve të hyrje daljeve nëpërmjet treguesit mekanik. Astriti po akuzohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike të lidhura me to. Ai po akuzohet se ka kryer shmangie tatimore në vlerë prej 593,680.40 euro. Të hyrat nga aktiviteti kriminal, i akuzuari Astrit Krasniqi i ka investuar në biznese dhe prona, duke kryer shpëlarje të parave në shumën prej mbi një milion euro.
Arben Krasniqi po akuzohet nga prokuroria se gjatë periudhës kohore1 janar 2013 deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Apex Gaming Kosova”, ka ndërhyrë në 14 numëratorë mekanik dhe elektronik të automjeteve, ka dizajnuar dhe ad