Ka dështuar të mbahet edhe sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se një përfaqësues i Listës Serbe dhe anëtarë të LDK-së e PDK-së nuk morën pjesë në mbledhje.
“Sot kryetari i Kuvendit konform të drejtave, caktoi seancën plenare me 25 nëntor në ora 10:00. Nga agjenda, pika me peshë është shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2022, që pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”, tha Kusari-Lila.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se LVV-ja e ka shumicën dhe nuk mund ta fajësojë opozitën për mosfunksionimin e Kryesisë së Kuvendit.