Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me grabitjen që ndodhi dje në fshatin Parallovë në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Sipas raportit policor 24-orësh në këtë grabitje është vjedhur një shumë e parave, por nuk e ka specifikuar shumën.
Ndër të tjera policia ka njoftuar se grabitësit ua morën edhe armët personelit të sigurimit që gjendeshin në veturë.
Të dyshuarit më vonë kanë djegur veturën e tyre “Opel Zafira”.
“Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, thuhet në raportin e Policisë.