Mbrëmë rreth orës 23: 06 minuta, janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.
Tërmeti thuhet se ka pasur epiqendrën në Viti në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë detaje për lëkundjes e mbeëmshme në Kosovë.
Sipas tij, Kosova është goditur nga një tërmet me mangnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter.
Mustafa ka thënë se epiqendra ishte 10 km në jug të Vitisë.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 n’ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth.”, ka shkruar aMustafa në Facebook.