Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm, në rrugën Bajgorë-Podujevë, raporton Kosova Post.
“Është raportuar se në aksidentit në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe dy pasagjerët kosovarë në veturën e tij, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ne raport, po ashtu thuhet se është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./KosovaPost/