Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ku mbeti i vdekur Aleksandër Sadikaj dy ditë më parë.
Dyshohet se ritoli në makinën me të cilën udhëntonte Aleksandër Sadikaj, I cili humbi jeten mesditën e së shtunës, është vendosur nga një person i njohur me viktimën pasi lënda plasëse sipas eksperteve që ekzaminuan makinën është vendosur poshtë sendiljes së shoferit.
Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se po kontrollohen kamerat në vendet ku makina ka ndaluar ditët e fundit. Mësohet se më datë 8 dhe 9 qershor ai ka qenë në Memaliaj në biznesin e tij ndërsa pasditen e datës 9 dhe deri ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë.
Nga kontrollet në banesën e viktimës në Sauk të Vjetër policia ka gjetur disa plumba pistolete dhe një jelek antiplumb.Kujtojmë që në vendin e ngjarjes policia sekuestroi një pistoletë që dyshohet se i përket viktimës.