Detaje të reja nga masakra në Vlorë, ja kush është personi që i vrau 8 persona

Detaje të reja nga masakra në Vlorë, ja kush është personi që i vrau 8 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Resulaj të Vlorës.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka 8 viktima në vendngjarje dhe ata mund t’i përkasin dy familjeve të të njëjtit fis me mbiemrin Zykaj.

Gjithashtu dyshohet se janë plagosur 6 persona. Dyshohet se autori i ngjarjes është një 24 vjeçar me probleme mendore, raporton Gazeta-Shqip.

Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmuara.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa janë vënë në ndjekje të autorit. Mbeten për t’u sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

You may also like

Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në fermat e paligjshme të kanabisit në Londër

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e