Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit kishin arritur marrëveshje të shkëmbimit të parave të falsifikuara me para origjinale.
Në raportin e Policisë së Kosovës, ndër të tjera thuhet se të dyshuarit ishin pajtuar që të shkëmbejnë vlerën prej 120 mijë euro false dhe në kundër-vlerë të marrin shumën prej 31 mijë eurosh origjinale.
“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar: 120,000.00 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara (240×500) € kartëmonedha, një veturë e tipit golf IV dhe tre telefona. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë ”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.