Detaje të reja rreth vrasjes së dy grave në Zvicër nga shqiptari

Detaje të reja rreth vrasjes së dy grave në Zvicër nga shqiptari

Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova, R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.

Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas medieve zvicerane, është bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes.

Siç raporton gazeta zvicerane, Blick, shqiptarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve.

Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.

Dy gratë u gjetën të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi shtetasin e Kosovës në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin.

Mediet raportojnë se viktima tjetër nuk ishte bashkëbanuese e çiftit, por pa informacione të tjera shtesë.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

You may also like

Këto janë tri llojet e kancerit të lekurës dhe simptomat e saj

Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë,