Detajet e Samsung Galaxy S9 (Foto)

Detajet e Samsung Galaxy S9 (Foto)

Kemi dëgjuar disa specifika të mundshme për telefonin e ri të Samsung – Galaxy S9, ndërsa telefoni do të bëhet zyrtar në Mobile World Congress muajin e ardhshëm.

Tani një foto është shfaqur në Reddit e cila me sa duket tregon pjesën e pasme të kutisë së shitjes me pakicë për telefonin e shumë-pritur të Samsung, dhe kjo konfirmon disa nga specifikat që do të vijnë me këtë pajisje.

Specifikat në kuti thonë se Samsung Galaxy S9 i ri do të vijë me një ekran 5.8” të lakuar me një rezolucion Quad HD +. Kutia gjithashtu përmend 64GB hapësirë ruajtëse dhe 4GB RAM, plus skanerin Iris dhe vlerësimin dhe standardin IP68.

Ne kemi dëgjuar thashetheme se S9 do të kishte një kamera të vetme 12 megapikselëshe dhe kamerën S9 Plus të dyfishtë me 12 megapikselë. Kutia liston edhe Super Speed Dual Pixel 12MP OIS F1.5 / F2.4 me Super Sloë-Mo. Gjithashtu, ajo liston kamerën AF për Selfie me 8 megapikselë.

Dihet se disa vende do të marrin procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 845 dhe të tjerat do ta marrin procesorin e ri Samsung Exynos 9810. S9 gjithashtu thuhet të ketë njohje të përditësuar të fytyrës.

Samsung pritet të debutojë zyrtarisht me modelet e reja të Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus në Mobile World Congress muajin e ardhshëm. Të dy modelet me sa duket do të dalin në shitje në fillim të marsit.

Rrjedhin gjitha detajet për Samsung Galaxy S9