Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Agron Limani, ndërmjet fshatrave Vlashnje dhe Kobaj kanë bërë përurimin e projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” me participim, përcjell KosovaPost.
Fermeri prizrenas, Gazmend Lubiçeva, përfitues i projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore”, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm mbështetjen nga komuna për të siguruar ujë të mjaftueshëm në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Agron Limani, tha se ky projekt i hapjes së puseve për ujitjen e tokave bujqësore i dedikohet zhvillimit të prodhimtarisë produktive të një sektori tejet të rëndësishëm, siç është bujqësia.
Drejtori i Bujqësisë, Agron Limani, tha se ky projekt në fillim është iniciuar nga një grup i vogël fermerësh si nevojë e domosdoshme e sigurimit të ujit për nevoja të bujqve.
Për këtë projekt më pas interesimi është shtuar dukshëm, dhe një gjë e tillë është parë ku për 50 përfitues të projekti kanë aaplikuar 120 fermerë. Por, vijoi ai, edhe për vitin e ardhshëm është paraparë realizimi i kësilloj projekti./KosovaPost/.