Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren (Video)

Dhjetëra vetura të parkuara në një pikë grumbullimi për pjesë janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe.

Është thënë gjithashtu se qytetarët kanë lajmëruar ekipin e zjarrfikësve, ndërkaq këta të fundit nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë të cilët thanë se janë në pritje të informatave nga terreni.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika