Sipas raportit policor gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste të dhunës në familje, transmeton KosovaPost.
Në ora 14:50 në qytetin e Kamenicës bëhet e ditur se është arrestuar një person, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë njoftohet se ka qenë në Suharekë, ku një person i ka shkaktuar dhunë fizike ish–bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Tutje në njoftim thuhet se në qytetin e Pejës është arrestuar një person i cili është dërguar në mbajtje për shkak se kishte kanosur bashkëshorten e tij.