Dhuna në shkolla, për 6 muaj 300 incidente

Mbi 300 ndërhyrje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë regjistruar në institucione arsimore në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Zyrtarë të Policisë kanë thënë për Radio Kosovën se këto incidente të nxënësve janë evidentuar kryesisht përreth ambienteve shkollore, por një numër i vogël edhe brenda tyre.

Më shumë se 300 raste të konflikteve të nxënësve nëpër shkollat e nivelit parauniversitar janë paraqitur në Policinë e Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Sipas policisë, rastet kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore apo prishje e rendit dhe qetësisë publike. Mirëpo, sipas psikologëve, për të shmangur konfliktet e tilla në mes të nxënësve, secila shkollë duhet ta ketë pedagogun dhe psikologun e vet. Zyrtarë të Policisë kanë thënë se këto incidente të nxënësve janë evidentuar kryesisht përreth ambienteve shkollore, por një numër i vogël edhe brenda tyre.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se ndërhyrjet kanë të bëjnë kryesisht me raste të natyrave të lehta.

“Rastet e këtyre natyrave kanë të bëjnë kryesisht me prishje të rendit dhe qetësisë publike, me lëndim të lehtë apo të rëndë trupor, me posedim të lëndëve të rrezikshme dhe në disa raste dëmtim prone, vjedhje apo kryesisht të natyrave që janë më të lehta”, deklaroi Kelani.

Pjesëtarët e policisë, sipas tij, në kuadër të planifikimeve të saj me njësitet e policisë në bashkësi, por edhe zyrtarëve patrullues, bëjnë vizita permanente edhe nëpër shkolla.

Kurse, psikologia, Ariana Shala, tha se sjelljet e tilla të nxënësve mund të lënë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata te nxënësit. Për të shmangur këto dukuri, Shala tha se psikologu në shkollë ka një rëndësi shumë të madhe.

“Domethënë jo vetëm fëmijët të cilët në këtë rast janë të ngacmuar por edhe ata të cilët i ngacmojnë kanë nevojë për këshilla dhe kanë nevojë për përkrahje. Patjetër që roli i psikologut është i domosdoshëm dhe në këtë rast secila shkollë duhet të ketë një psikolog brenda për brenda, qoftë edhe vetëm në identifikimin e rasteve të cilët duhet të adresohen”, deklaroi Shala.

Megjithatë, përveç raportimeve të ngacmimeve apo konflikteve të vogla të nxënësve që kanë ndodhur viteve të fundit në ambiente shkollore dhe përreth tyre, që nga viti 2014 në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në institucionet e arsimit parauniversitar.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave