Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje
Rastet janë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Mitrovicë, transmeton Kosova Post.
Prishtinë, 13.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ku si pasoj ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është intervistuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet
Mitrovicë, 14.10.2021 – 12:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar./KosovaPost/