Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Rastet janë në Prishtinë, Drenas dhe Ferizaj, transmeton Kosova Post.
Prishtinë 18.10.2021 – 09:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Drenas 18.10.2021 – 12:05. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare e cila pas dhunës ka konsumuar preparate kimike. Viktima ka marrë tretma mjekësor dhe pastaj është intervistuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 18.10.2021-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me të meta psikike) për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe anëtarëve tjerë të familjes. I dyshuari për shkak se ka qenë agresiv është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- në repartin psikiatrik, pas tretmanit mjekësor me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/