Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Rastet janë në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë, transmeton Kosova Post.
Fushë Kosovë 18.09.2021 – 18:20. Raportohet se pa një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes motrës dhe dy vëllezërve (të mitur) kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjilan 18.09.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 18.09.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 18.09.2021 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij viktimat kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/