Ambasadori gjerman, Tomas Shib, shprehet se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bshkimin Evropian këtë vit do të jetë më dinamike,përcjell Kosova Post.
Ambasadori Shib tha se Serbia është në gjysmë të rrugës dhe tani është e rëndësishme që të fokusohet në reformat në fushën e drejtësisë dhe avancimin e demokracisë.
“Reformat në fushën e sundimit të ligjit janë thelbësore për përparimin e përgjithshëm gjatë rrugës së anëtarësimit,” tha Shib, në tv N1,transmeton danas.rs.
I pyetur në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Shib tha “Me sa di unë, Miroslav Lajçak së shpejti do të ftojë të dy palët dhe se BE mbështet idenë që takimi të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Ai tha se është e vështirë të thuash kur do të arrihet një marrëveshje midis të dy palëve, por që kërkon vullnetin politik të Beogradit dhe Prishtinës për të arritur një kompromis.
Ai shprehu optimizëm se do të ketë përparim këtë vit në hapjen e negociatave edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Kosova Post