Diaspora sërish anashkalohet në zgjedhje

Diaspora sërish anashkalohet në zgjedhje

Ndonëse sipas regjistrimeve të fundit rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit pritet të votojnë vetëm rreth 10 mijë prej tyre.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), zyrtarë të së cilit kanë thënë se rreth 1 mijë aplikacione të ardhura nga jashtë janë shpallur të pavlefshme.

Mirëpo, përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës konsiderojnë se ky numër është tejet i vogël, duke i krahasuar me mërgimtarët që nuk jetojnë në Kosovë.

Sipas tyre,  për ta rritur numrin e votuesve të diasporës duhet fillimisht të ndryshohet Ligji për Zgjedhjet në mënyrë që diasporës t’i mundësohet të votojë nëpër konsullata nëpër vendet ku jetojnë e jo të merren me një “duzinë” aplikacionesh e rregullash, shkruan zëri. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e diasporës thonë se numri i vogël i votuesve nga atje ka të bëjë me mungesën e bashkëpunimit të institucioneve në Kosovë.

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka