Diaspora po kërkon ndryshime në qeverisjen e shtetit të Kosovës, dhe ky ndryshim ata besojne të vije me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, andaj janë mobilizuar si kurrë më parë të shfrytëzojnë të drejtën e votës për ndryshime, shkruan Kosova Post.
Një qytetarë nga Mitrovica që jeton në Austri ka publikuar me dhjetra zarfe që ai dhe familja e tij i kanë nisur drejtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit ‘Krejt dhe drejtë 127 LVV përhajer na koft” ka shkruar Remzi Rulani duke publikuar zarfet e votimeve që i ka bërë gati për ti nisur për Kosovë.
Kështu si ky mërgimtarë, edhe mijëra të tjerë kanë votuar familjarisht dhe votën e tyre po e dërgojnë me postë pa u hamendsuar fare pavarësisht se ky votim atyre iu kushton edhe financiarisht.