Deputeti i LVV-së, Mefail Bajçinovci, ai i PDK-së, Rashit Qalaj dhe ish deputeti Nuredin Ibishi, në cilësinë e ekspertit të sigurisë, kan fol për kërcënimin me vrasje te ish senatorit zviceran, Dick Marty.
Lidhur me këtë çështje, të ftuarit në këtë debat, përgjithësisht deklaruan se është fat i madh që Marty nuk u ekzekutua nga Shërbimi Sekfret i Serbisë i cili edhe ka planifikuar vrasjen e tij me pagesë, në mënyrë që të fajsoheshin shqiptarët e Kosovës dhe Kosova.
Deputeti Bajçinovci theksoi se i është gëzuar faktit që Marty mbeti i gjallë, duke shtuar se ai do të duhej të shkonte si dëshmitar në Gjykatën Speciale, për të dëshmuar mbi raportin që e hartoi.
Ndërsa ish-deputeti Nuredin Ibishi, mes tjerash shtoi se kërcënimi për ta vrarë Dick Martyn, kishte prapavinë që të mos zbulohet e gjithë vprimtaria e Serbisë në ngritje të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së.
Ndërkaq, deputeti Qalaj shtroi çështjen se pse shteti zviceran, e ka lënë anash këtë çështje, duke shtruar pyetjen dyshuese se mos nuk kanë pasur fakte të mjaftueshme shteti zviceran për kërcënimin ndaj Martyt. Ish senatori zviceran Dick Marty deklaroi për televizionin publik të këtij vendi se ai ka marrë kërcënime për ekzekutim nga inteligjenca serbe.
Për këtë arsye, policia e Zvicrës është duke e mbrojtur atë në duke zbatuar shkallën e pestë të sigurisë që është më e larta. Dick Marty është i njohur për publikun kosovar si politikani mbi raportin të cilit u formuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë të Holandës.
Në atë raport ai pretendoi se UÇK-ja kishte trafikuar organe të serbëve të zyënë rob gjatë luftës së fundit në vend, deklarime të cilat nuk përmenden në asnjërën nga aktakuzat e të akuzuarve nga Specialja./rtk