Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë në orët e pasmesnatës.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.
“Sot në mëngjes rreth orës 01.40 dy vetura pronë të Komunës Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie, ndërsa të lënduar nuk ka Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë Elshani.