Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në flakë mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit.
Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.