Dje rreth orës 13:22 në rrugën “Pajazit Islami”, një banesë është përfshirë nga zjarri në Fushë-Kosovë, raporton KosovaPost.
Policia e Kosovës bën të ditur se me tu informuar lidhur me rastin, emergjenca, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zjarri është lokalizuar, kurse arsyeja që banesa ështa kapluar nga flakët ka të bëjë me një defekt të rrymës.
Si pasojë e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor./KosovaPost/