Gazmend Hyseni, 30-vjeçar është privuar nga jeta sot në Ferizaj.
I dyshuar është bashkëmoshatari i tij, Qëndrim Januzi, i cili është vëllai i reperit Buta. Raportohet se viktima dhe i dyshuari deri viteve të fundit kanë qenë shok të ngushtë. Por, si erdhi deri te ngjarja?
Në orët e para të mëngjesit, Ferizaj u trondit nga një ngjarje e rëndë që u krye në rrugën “Rexhep Bislimi. Atje mbeti pa shenja jete 30-vjeçari, Gazmend Hyseni. Dorasi dyshohet se është ish-shoku i tij, Qëndrim Januzi, poashtu 30-vjeçar.
I dyshuari është kapur me pistoIetë në dorë në vendin e ngjarjes, nga policë civilë e me rroba zyrtare.