Disa klipe pornografike e prishën një takim virtual në ZOOM të mërkurën ku ekipi rregullator në Louisiana ishte mbledhur për të diskutuar për veprimet pas uraganit Ida.
Pesë anëtarë të Komisionit për Shërbime Publike të këtij shteti po diskutonin për energjinë elektrike dhe humbjen e qasjes telefonike pas dëmeve të uraganit të lartpërmendur.
Teksa komisionerët po provonin të flisnin, disa pjesëmarrës në ekranet e tyre shfaqnin video pornografike.
Takimi u shty për 15 minuta derisa ky problem u zgjidh.
“Ishte fatkeqe dhe neveritëse. Si duket hakerët kanë energji elektrike dhe qasje në internet”, ka thënë kreu i komisionit, Craig Green për The Advocate.