Që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë me hyrjen e trupave ushtarake ruse në vend, është vënë në pikëpyetje siguria e Kosovës, pasi ekziston mundësia që Serbia të marrë “krahë” nga Putini dhe të ndërhyjë në Kosovë.
Në lidhje me këtë çështje, diplomati shqiptar, Mal Berisha thotë në emisionin “Radari informativ” në ABC se nëse presidenti i Serbisë merr anën e plotë të Rusisë, atëherë nuk do të ishte çudi që një ditë Serbia të ndërhyjë në disa nga zonat e Kosovës.
Megjithatë diplomati thotë se mijë trupat ushtarakë të dislokuar nga NATO në Kosovë janë atje për çdo rast.
Mal Berisha: Traktati i Shën Stefanit është krijesë ruse për shkatërrimin e Ballkanin dhe për të rritur influencën ruse këtu. Ka qenë fat për Kosovën që në periudhën e luftës në krye të ruseve ishte Jensen.
Nëse Serbia merr anën e plotë të Serbisë duhet të jeni vigjilentë, sepse nuk është shumë e çuditshme që ata një ditë të sulmojnë ndonjë pjesë të Kosovë. Tashmë janë dislokuar trupa ushtarakë në Kosovë nga NATO.
Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se kanë marrë masa shtesë për sigurinë.
Ata nuk kanë dhënë detaje rreth tyre, por kanë njoftuar për një varg takimesh që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë – vendorë e ndërkombëtarë.
Më 23 shkurt, Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka mbajtur po ashtu një takim.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, ky takim ka prodhuar disa konkluzione në lidhje me bashkëpunimin midis Kosovës dhe partnerëve nga Bashkimi Evropian, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, por, “detajet nuk mund të bëhen publike”, për shkak të “ndjeshmërisë së situatës”./abcnews.al/