Nga Endrit Grajçevci
Politika nuk është thjeshtë një hapësirë për vetëkënaqësinë apatike që përbën një mjet të indiferencës. Mendimi dhe veprimi politik duhet të jenë një mënyrë që vendosin diçka thelbësore, të thuash çdo mendim është ekuivalent me çdo mendim tjetër është një banalitet, është e rëndësishme që të mos minojmë lidhjen dhe marrëdhënien midis përgjegjësië politike sepse kjo nuk mund të reduktohet në çështjet e interesave personale, sepse rrezikon një riprodhim të tiranisë së dëshirës mbi universalitetin e të vërtetave.
Të veprosh është të marrësh iniciativa, të komunikosh diçka të re. Lidhur me gjendjen njerëzore të pluralizmit ne shohim se për faktin që jeta njerëzore është në thelb e përbashkët ne kemi një veprim që individi ekziston si individ i njeriut. Veprimi është i ndryshëm nga prodhimi sepse bashkon individ të lirë dhe të barabartë. Të bësh, është që të marrësh një zotërim, të imponosh atë në një formë sipas një projekti, me një fjalë, të zotërojmë atë. Vetëm në sytë e të tjerëve individi mund të ekzistojë si i tillë. Është nëpërmjet fjalës, iniciativës, reagimit dhe vendimit që dihet se kush është dhe jep një konsistencë dhe për këtë arsye çdo qytetar mund të marrë pjesë dhe të përjetojë një ekzistencë politike.
Pa pasur aftësi për të parashikuar një formë të re të organizimit ekonomik, politika është e destinuar të mbetet e kufizuar në shumë fusha glorifikuese në momente protestuese, ne nuk duhet thjeshtë të identifikojmë politikën me ekonominë, por bërja politikë nuk mund të kundërshtohet me qenien ekonomike. Të qenurit në ekonomi ndërmjet politikës, kuptohet si aksioma e ekonomisë që dinamizohet duke integruar proceset vendimtare në nivelin e normativitetit. Politika që lidhet natyrshëm me ekonominë, duhet të gjendet në momentin jo vetëm kur tejkalon rregullsinë e kësaj të fundit, por kur krijon një dinamikë të prodhimit të mjaftueshëm për një sërë nevojash, mundësi dhe kërkesa të reja dhe ri-artikulon dinamizëm integral midis këtyrë formave dinamike të punës dhe prodhimit.
Njeriu është një qytetar që i përmbahet një kulture të caktuar, individi e zë vendin e tij në komunitet dhe fiton të drejtat politike. Qëllimi i gjykimit politik është që të arrijë një vendim për të zgjidhur problemet e vendosura nga rrethanat. Qytetari nuk duhet të bindet pa e kuptuar dhe gjykuar situatën, pasi që ai nuk është aktiv në politikë dhe është i rezervuar. Sipas Aristotelit qytetaria është pjesëmarrja aktive në veprimin politik, por jo si detyrim. Në fakt presioni shoqëror e detyron individin të marrë një vendim, që ushtrohet nëpërmjet konkurrencës. Në vendimmarrje kërkohet që qytetarët të kenë një ndjenjë të caktuar të universalitetit, aftësinë për të miratuar parime dhe veprime të pranueshme për të gjithë, që i përgjigjen interesave të komunitetit në tërësi. Qytetaria kërkon të trajnojë qytetarë aktiv. Qytataria aktive bazohet në edukimin e gjykimit. Baza e përbashkët midis dy llojeve të gjykimit është nocioni i barazisë. Qytetari pasiv është i kënaqur me shprehjen e interesit të tij të veçantë, të cilat janë vlerat që i mban.
Qytetari aktiv “mendon nga pikëpamja e të gjithëve, si duhet të qeverisët”. Demokracia duhet të edukojë qytetarë aktiv, roli i saj nuk është që të prezantojë ata në jetën politike, dhe nuk duhet të udhëheqë preferencat partiake të qytetarëve, por duhet t’u jap atyre kulturën dhe shijen për diskutim, që do t’u mundësojë atyre të kuptojnë dhe të debatojnë problemet dhe politikat e parashikuara, dhe të mësojë të refuzojnë ndonjë politikë arbitrare dhe imponuese. Të sigurojë mjetet për të miratuar një politikë të informuar, jo politikën si një vazhdim i luftës me mjete të tjera, sipas Marcuse shoqëria moderne ka fituar një karakter totalitar si rezultat i ideologjisë së saj, ky karakter manifistohet në racionalitetin teknokratik, ku ai e sheh si nënshtrim të të gjitha njohurive dhe politikave me idealet njohëse, ky racionalitet pereptohet si kufizim i mundësive të mendimit për përdorime thjesht instrumentale, që i shërben politikes. Marcuse e quan shoqëri njëdimensionale sepse vetë kundërshtimet ndaj kësaj janë shtypur në përputhje me interest e krijimit politik. Arsyeja instrumentale e ka siguruar justifikimin empirik për linjën politike të veprimit.