Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se një pjesë e udhëtarëve të aksidentuar sot do të largohen nga Kroacia dhe do të udhëtojnë për Kosovë ose do të kthehen në Gjermani, transmetron Kosova Post.
Disa nga udhëtarët e autobusit të aksidentuar të Kosovës në autostradën A3, të cilët nuk kanë nevojë për kujdes mjekësor, do të largohen nga Kroacia, disa prej tyre do të udhëtojnë në Kosovë dhe disa përsëri në Gjermani, shkruan AA.
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, dhe punonjësit e Ambasadës së Kosovës në Zagreb, të shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Brod-Posavina, Danijel Marushiç, vizituan udhëtarët e aksidentit të trafikut që ndodhi pranë Slavonski Brodit.
Nga 15 të plagosur rëndë, dy u shtruan në spital në Slavonski Brod.
Një person u transportua në Klinikën për Traumatologji në Zagreb për shkak të dëmtimit në shtyllën kurrizore, konfirmoi dje ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.
Ministri Sveçla konfirmoi se disa nga viktimat do të largohen nga Kroacia sot dhe do të udhëtojnë në Kosovë ose përsëri në Gjermani.
Nuk ka pasur ndryshime në gjendjen shëndetësore të pacientëve të lënduar të shtruar në spital gjatë natës, konfirmoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Josip Bençeviç” në Slavonski Brod, Josip Samarxhiç.
Dhjetë pasagjerë të një autobusi nga Kosova humbën jetën në aksidentin e rëndë tragjik në autostradën A3 dje në orën 06:20 të mëngjesit, trupave të të cilëve ende është duke u bërë autopsia, pas së cilës do të transportohen në Kosovë. Ndaj shoferit 52-vjeçar nga Kosova janë duke u kryer hetime penale.