Pas raportimeve se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osamani i ka dhënë pasaportë diplomatik Valdrin Sahiti, disenjator i njohur në Kosovë, cili përkujdeset edhe për dukje e të parës së republikës, sot zyra e kësaj të fundit, me saktë këshilltari për media në presidencë, Bekim Kupina ka dal më një sqarim, shkruan Kosova Post.
Kupina në adresimin e tij në emër të Presidentes, ka thënë se kjo e fund nuk lëshon e as nuk merr pasaportë.
Kupina, ka shkruar se për qindra pasaporta për të cilat tha se u raportua në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, shkroi Kupina në Facebook.
Kujtojmë pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, kurse disejnatori Valdrin Sahiti së fundmi ka pranuar se tashmë e posedon pasaportë diplomatike.