Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar futbollistik të vajzave “Prishtina”.
Osmani në këtë vizitë u shoqërua nga vajzat e saj binjake Dua dhe Anda teksa aty u takuan edhe me Rita Augestad Knudsen, bashkëshorten e kryeministrit të vendit, Albin Kurtin, dhe vajzën e tij Lea-n, njofton Klankosova.tv.
Osmani në takim me to u shpreh se vajzat duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri.
“Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden. Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë”, u shpreh Osmani.