‘Ditë e trishtë për demokracinë, Evropën dhe gjithë botën’

‘Ditë e trishtë për demokracinë, Evropën dhe gjithë botën’

”Kjo është një ditë shumë e trishtë për demokracinë. Mendova se kjo nuk do të ndodhte në shekullin 21, por për fat të keq ka ndodhur ”, kështu Pep Guardiola ka deklaruar për aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës në Kataloni.

Ai më tej ka shtuar: ” Parlamenti katalanas është shumë më i vjetër se ai spanjoll. Une jam i trishtuar. Në fund, njerëzit kanë harruar se ajo që ne dëshirojmë ishte të votonim, ajo që donim ishte të dëgjonim se çka thoshte populli katalan, ndoshta nuk donte pavarësinë – ndoshta po ”.

“Tani ata kërkojnë që të shmangin dhunën. E vetmja gjë që ne e dëshironim ishte të bënim votimin dhe çdo kërkesë nga populli është më e madhe se çdo ligj, madje edhe Kushtetutë. Kjo është një ditë shumë e trishtë në mbarë Evropën, në të gjithë Botën, pasi ata kanë bërë atë që kanë dashur”, përfundoi i frustruar Guardiola./l.n/

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka