Dua Lipa ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe sot konsiderohet një prej artisteve më të famshme në botë.
Sukseset e saj po shtohen dita ditës, e 26-vjeçarja nuk e ka ndërmend të ndalet, duke vazhduar me lansimin e projekteve të shumta muzikore.
Kënga e saj e fundit “Demeanor” që erdhi në bashkëpunim me Pop Smoke, u lansua në fund të korrikut dhe ishte një tjetër sukses i saj, me 8.7 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube.
Image