Ditëlindja e 67-të e Erdoganit u bë “Trending Topic” në Twitter, transmeton Kosova Post.
Postimet që u bënë në Twitter me etiketën “#İyikiDoğdunMilletinAdamı” (Gëzuar Ditëlindjen Njeriu i Popullit) me rastin e ditëlindjes së Presidentit Erdoan u mbështetën nga dhjetëra-mijëra vetë brenda një kohe të shkurtër.
Emine Erdoan ditëlindjen e 67-të të bashkëshortit e uroi duke postuar fotografi të kapur dorë për dorë.
Ditëlindjen e Erdoanit e uruan duke bërë postime në llogaritë e tyre në median sociale edhe ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Punëve të Brendshme Süleyman Soylu, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın./trt.net