Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Katër të rinj janë gjetur të vdekur nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino, përcjell KosovaPost.
Të rinjtë ishin deklaruar të zhdukur
Të rinjtë ishin deklaruar të zhdukur prej ditës së djeshme, ndërsa ngjarja dyshohet aksidentale.
Katër të rinjtë ishin të gjithë banorë të zonës. Viktimat janë: William Pagani, 23 vjeç nga Castelsangiovanni, Domenico Di Canio, 22 vjeç nga Borgonovo, Costantino Merli, 22 vjeç nga Guardamiglio (Lodi) dhe e dashura e tij, Elisa Bricchi, 20 vjeç nga Calendasco.
Duket se miqtë ishin takuar për të festuar ditëlindjen e William, në San Nicolò. Mbetet për t’u kuptuar se çfarë i çoi në brigjet e lumit Trebbia, ku më pas u fundos makina.
Të katër miqtë kishin marrë pjesë në një festë së bashku të hënën në mbrëmje, kur edhe nuk pati më pas asnjë lajm për ta. Familjet raportuan zhdukjen e tij. Hipoteza më e mundshme për momentin, është se bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur gjatë natës.