Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin e fundit në Mitrovicë.
Një 58-vjeçar në Mitrovicë është therur me thikë sot.
Ndërkohë, disa media lokale kanë raportuar se dorasi është djali i vet i cili po ashtu dyshohet se ka sulmuar edhe axhën e tij.
Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Mitrovicës, ka thënë për lajmi.net se janë duke punuar për ta arrestuar dorasin.
“Rrës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar.”, tha Zahiti.